×
Friday, November 14, 2025

Presidenti Erdogan pret me ceremoni zyrtare presidentin e Qipros Turke, Erhurman

November 13, 2025


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan priti me një ceremoni zyrtare presidentin e Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), Tufan Erhurman i cili po zhvillon vizitën e tij të parë zyrtare në Turqi pas zgjedhjes si president, raporton Anadolu.

Automjeti zyrtar i Erhurman-it u prit në bulevardin përpara kompleksit presidencial në Ankara nga kalorësit të cilët e shoqëruan automjetin deri në derën e protokollit.

Presidenti Erdogan e priti homologun e tij Erhurman në derën e hyrjes kryesore të kompleksit presidencial. Pas pozicionimit të presidentëve Erdogan dhe Erhurman në foltoren ceremoniale, himnet kombëtare të të dy vendeve u intonuan nën shoqërimin e 21 të shtënave me top.

Erhurman përshëndeti trupën ceremoniale me shprehjen “Merhaba asker” (Përshëndetje ushtar). Në ceremoni ishin vendosur flamuj dhe ushtarë që përfaqësojnë themelimin e 16 shteteve turke të formuara në histori.

Erdogan dhe Erhurman i prezantuan njëri-tjetrit delegacionet, pozuan për gazetarët para flamujve të dy vendeve dhe vazhduan në një takim dypalësh. Pas takimit Erdogan dhe Erhurman do të marrin pjesë në konferencë të përbashkët për mediat.

Në ceremoni morën pjesë edhe nënpresidenti Cevdet Yılmaz, drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Burhanettin Duran, shefi i Kabinetit të Presidencës Hasan Dogan, këshilltari kryesor i Presidencës për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Çagatay Kiliç dhe guvernatori i Ankarasë, Vasip Sahin.




Comments are closed.