×
Friday, October 31, 2025

Balla ironizon opozitën për kandidatin në Tiranë: morët “zarin” e Zenit e bëtë “kukullën” e Saliut

October 30, 2025


Gjatë replikës në Kuvend, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ironizoi opozitën për përzgjedhjen e kandidatit në Tiranë, duke e quajtur “Zarin e Zenit” nga emisioni “Piranjat”.

Ai u shpreh se Tirana do të votojë sërish për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, ndërsa Ogerta Manastirliu është “njeriu i duhur në kohën e duhur” për kryeqytetin.

Fjala e plotë e Taulant Ballës:
E kërkova fjalën për procedurë.

Neni 50: replika.

Për ta sqaruar njëherë e përgjithmonë.

Deputeti ka të drejtën e replikës kur ndaj tij janë shprehur fjalë të padenja apo të pahijshme,
ose janë bërë diskutime që kanë shtrembëruar thelbin e fjalës së tij.

Pra, njëri deputet s’ka folur këtu, nuk kam deformuar fjalën sepse sot s’ka folur.

Përdorimi i emrit nuk është sharje.

Po unë kur them emrin, nuk po të shaj, se s’ke folur.
Cilën fjalë të deformova kur s’ke folur?
Rregullat këtu vlejnë vetëm përbrenda kësaj seance.

Nuk e di pse u nxehët sa i përket kandidatit.

Ju e dini si dilni me ne në Tiranë.

E para: objektivin e kemi t’jua dyfishojmë diferencën.
Nga 40 që e kishim me ty, do ta çojmë në 80 diferencën, sepse Tirana voton Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

O Belind, Tirana voton Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, dhe Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur në kohën e duhur për të shëruar edhe disa probleme të tjera që ka Tirana.

Ndërkohë që ju jeni aq të paaftë, sa në vend që të dilte njëri prej jush si kandidat, s’ua mbajti, dhe në fund e di si do të thoni:
“Po futëm këtë, prandaj humbëm kaq thellë, se po të kishte dalë ndonjëri nga ne, do humbnim pak më pak.”

Me këtë e keni thjeshtë.

Sepse morët Zarin e Zenit te “Piranjat” dhe e bëtë kukullën e Saliut për në Tiranë.

Kujtoni ju se Tirana s’e njeh “Zarin” e Zenit?
Ja, do ta shihni kur të votojë Tirana.




Comments are closed.