E kishte quajtur presidentin më shkatërrues, Trump përplaset me ambasadorin australian gjatë takimit me kryeministrin Albanese: As ju nuk më pëlqeni dhe…


Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara gjatë deklaratave për gazetarët që mbulonin vizitën e kryeministrit australian Tony Albanese në Uashington.
Një gazetar australian e pyeti presidentin amerikan nëse kishte shqetësime në lidhje me qeverinë e Albanese, si për shembull në lidhje me komentet kritike të Rudd në të kaluarën për të, i cili kishte shërbyer edhe si kryeministër.
Trump u përgjigj se “Nuk di asgjë për të”, ndoshta duke mos e kuptuar se Rudd ishte në dhomë. Trump vazhdoi të pyeste nëse Rudd punonte ende për qeverinë australiane.
Ambasadori u përgjigj se komentet se ai nuk pëlqente Trump u bënë para se merrte rolin aktual.
Trump më pas tha: “As mua nuk më pëlqen dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë”.
Komentet kontroverse të Rudd u bënë në vitin 2020 në media sociale, ku ai e quajti Trump “presidentin më shkatërrues në histori”. Më vonë i ai fshiu ato.


