×
Tuesday, October 21, 2025

Anëtarësimi në BE, Spiropali: Shqipëria, pikë strategjike që i duhet Europës

October 20, 2025


Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi në një intervistë televizive se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Spiropali theksoi se, vendi ynë po e shfrytëzon shumë mirë dritaren e hapur nga BE.

Spiropali foli rreth rëndësisë që ka integrimi i Shqipërisë, por tregoi se edhe vetë Evropa ka nevojë për ne.

“Sigurisht që Evropës i duhet integrimi i Ballkanit Perëndimor, dhe ne nuk duhet ta lëmë dritaren të mbyllet. Nuk ka vend që po e shfrytëzon këtë moment më mirë se Shqipëria. Ballkani Perëndimor nuk është më një periferi e largët”, tha Spiropali.

“Sot Evropa ka nevojë të bashkohet dhe integrimi evropian është bashkimi i vërtet i Evropës. Evropa është zgjuar për potencialin e saj. Shqipëria është një pikë strategjike që Evropës i duhet. Nuk ka vend që po përfiton nga ky moment më shumë sesa Shqipëria. Për ne Evropa nuk është vetëm proces demokratik, por është ëndrra e vjetër dhe mundësia  e re”, tha Spiropali.




Comments are closed.