Grabitet Muzeu i Luvrit në Paris, mbyllet për arsye të jashtëzakonshme


Ministria e Kulturës e Francës raportoi sot një vjedhje në Muzeun e Luvrit në Paris, sipas “France24”.
Një numër i panjohur grabitësish me sharrë elektrike hynë me forcë në ambientet e muzeut dhe u larguan me bizhuteri historike.
“Një grabitje ndodhi këtë mëngjes në hapjen e Muzeut të Luvrit”, shkroi ministrja franceze e Kulturës, Rachida Dati në X.

Autoritetet njoftuan se Muzeu i Luvrit ishte mbyllur “për arsye të jashtëzakonshme”, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi veprat e artit që mund të ishin vjedhur.
Nuk u raportuan të plagosur. Ministrja Dati tha se ndodhej në muze dhe se hetimet ishin duke u zhvilluar.
Policia e Parisit tha se disa kriminelë kishin hyrë me forcë në muze, por nuk dha detaje në lidhje me vjedhjen e mundshme të veprave të artit.
Një burim policor tha se një numër i panjohur hajdutësh kishin hyrë në Muzeun e Luvrit me një skuter, të armatosur me sharrë elektrike të vogla dhe kishin përdorur një ashensor mallrash për t’u futur në dhomën që po synonin, në Galerinë Apollo.
“Pasi thyen dritaret, thuhet se ata vodhën nëntë bizhuteri nga koleksioni i Napoleonit dhe Perandoreshës”, sipas një raporti.

