Fitore heroike, Kosova vijon ëndrrën drejt Botërorit, fiton në Suedi dhe blindon vendin e dytë në grup
October 13, 2025


Kosova ka marrë një fitore të madhe në transfertë ndaj Suedisë, duke u konfirmuar për momentin si forcë e dytë në grupin e saj kualifikues të Botërorit 2026.
Skuadra e drejtuar nga Foda i ka rezistuar sulmeve vendase dhe ka goditur në momentin e duhur me Asllanin, i cili konfirmoi se është në një formë të shkëlqyer edhe me përfaqësuesen e tij.
Më pas pjesën tjetër e bëri Muriç me pritjet e tij, duke siguruar tre pikë që shtyjnë Kosovën përpara drejt Botërorit, duke blinduar vendin e dytë në grup dhe ngushtuar diferencën edhe me Zvicrën e vendit të parë.


