×
Sunday, October 5, 2025

Paralajmërimi i qartë i Ramës: Në zonat pyjore që digjen, për 30 vite s’do jepet asnjë leje ndërtimi

October 4, 2025


Për 30 vite, asnjë leje ndërtimi nuk do të jepet në zonat e pyllëzuara që do të përfshihen nga zjarret.

Është ky paralajmërimi që kreu i qeverisë Edi Rama bëri sot në takimin me shërbimet zjarrfikëse.
Rama tha se ata që vendosin zjarre, në disa raste bëhet me efekt që të krijohet zonë ndërtimi. Ai ka njoftuar po ashtu se do shtrëngohen masat ligjore për ata që kapen duke vënë zjarre.

“Nëse një territor i pyllëzuar digjet, për 30 vite aty nuk do lejohen ndërtime”, tha Rama.




Comments are closed.