×
Thursday, April 30, 2026

FIFA2026 “tërbon” tifozët/ 1.5 mln kërkesa në 24 orë

September 12, 2025


Plot 1,5 mln kërkesa për bileta në vetëm 24 orët e para. Botërori “FIFA2026” i cili do të zhvillohet në 3 shtete të ndryshme pritet të jetë fantastik, këtë e konfirmon edhe interesimi i lartë për të parë live 104 ndeshjet e këtij turneu.

FIFA zbulon se ka pasur kërkesa nga 210 shtete, ku ashtu siç pritej, interes më të lartë kanë shfaqur tifozë nga vendet organizatore, SHBA, Meksikë dhe Kanada. Pas tyre, vjen Argjentina, Kolumbia, Brazili, Anglia, Spanja, Portugalia dhe Gjermania:

E PREMTE “E ZEZË” – Nga lekët tek tradhtia, gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja

“Numri i lartë i tifozëve të regjistruar për të pasur një biletë tregon entuziazmin e lartë për Botërorin FIFA2026, rëndësinë për të qenë pjesë e historisë së futbollit”, u shpreh shefi organizativ në FIFA.

Regjistrimi ishte vetëm faza e parë, ndërsa tifozët me më shumë fat do të njoftohen më 29 nëntor nëse janë përzgjedhur fitues.

Interesat është fakti, që biletat e vlefshme për fazën e grupeve nisin nga 60 dollarë, një shifër relativisht jo e lartë. /BW




Comments are closed.