×
Saturday, May 30, 2026

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Së bashku mund të vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin

May 14, 2025


Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

Në një mesazh, kreu i shtetit të Emirateve i ka drejtuar urime të sinqerta kryeministrit Rama, duke vlerësuar gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve.

“Urime të sinqerta Kryeministrit Edi Rama për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Marrëdhëniet midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë kanë përjetuar një rritje të fortë vitet e fundit, dhe jam i bindur se së bashku mund të vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin dhe të promovojmë zhvillim të mëtejshëm në dobi të kombeve dhe popujve tanë”, shkruan në mesazhin e tij presidenti.




Comments are closed.