22-vjetori i lumturimit të Nënë Terezës


Më 19 tetor 2003, Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga papa Gjon Pali II.
Ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës u mbajt në maj 2011, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan. Në ceremoninë e lumturimit morën pjesë rreth 500 mijë njerëz nga e gjithë bota, përfshirë shumë shqiptarë.
Nënë Tereza, siç e njohu bota mbarë Anjezë Gonxhe Bojaxhiun, ishte simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ajo u kushtoi gjithë jetën. Në kuadër të shërbesës së përkushtuar ndaj nevojtarëve, themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951). Për këtë përulësi të pashembullt, do të vlerësohej në vitin 1979 me çmimin Nobel për Paqe, prej nga ku u mësua faqe globit kombësia e saj shqiptare.

Në pasqyrën përmbledhëse të veprimtarisë së “shqiptares trupvogël” në Kalkutë në mesin e viteve ‘80, përmblidheshin: kujdestaria e 7500 fëmijëve në 60 shkolla, mjekimi i 960.000 të sëmurëve në 213 dispanseri, trajtimi i 47.000 viktimave të lebrozës në 54 klinika, përkujdesja ndaj 3400 të moshuarve të braktisur dhe birësimi i 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë (jetimë).
Nënë Tereza, pas shumë kërkesash të refuzuara, u pranua të vizitonte Shqipërinë në 1989-n. Më 16 gusht të po atij viti, mundi të shkelte për herë të parë në vendin e origjinës.
Ndërkohë, më 4 shtator 2016, ajo u shpall shenjtore nga papa Françesku, duke marrë emrin Shën Tereza e Kalkutës, në një ceremoni madhështore në Vatikan.

