Video/ Bosfori ‘pushtohet’ nga ‘turistët’ e veçantë në kohë pandemie
Turizmi thuajse është i bllokuar në të gjithë globin për njerëzit për shkak të pandemisë së Covid-19. “Turistët” e veçantë që vizitojnë vende të ndryshme tani janë kafshët.
Një dron ka kapur sesi një tufë delfinësh notojnë në ujërat e qeta të ngushticës së Bosforit midis Evropës dhe Azisë.
Shkak vizitës së delfinëve në Bosfor është se nuk ka peshkim dhe nuk ka trafik deti, këta gjitarë kanë qenë në gjendje të notojnë si një grup dhe jo individualisht siç kanë bërë gjithmonë në ujërat e Stambollit .
Çarshia e Mbyllur historike në Stamboll, do të rihapet për klientët nga 1 qershori, tha kryetari i bordit drejtues, Fatih Kurtulmuş.
Kurtulmuş e bëri të ditur datën e hapjes në një konferencë për media brenda ndërtesës 500-vjeçare turistike, e njohur edhe si Pazari i Madh, ku informoi gazetarët rreth masave të reja që do të rrisin mbrojtjen kur vizitorët të kthehen.
E llogaritur si qendra e parë tregtare në botë, çarshia u mbyll më 23 mars si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), i cili ka marrë mbi një çerek milioni jetë në gjithë botën.
Çarshia, një nga atraksionet kryesore turistike të Stambollit, ndodhet brenda qytetit të vjetër të Stambollit dhe ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 3.000 dyqane që tërheqin rreth 250.000-400.000 vizitorë çdo ditë.
Ditët e fundit, Turqia ka vazhduar të shënojë rënie në numrin ditor të viktimave nga COVID-19 dhe pacientëve në kujdes intensiv.
Gjithsej 86.396 njerëz janë shëruar deri më tani nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi, njoftuan autoritetet shëndetësore të vendit.
Numri i vdekjeve nga pandemia është rritur në 3.689, pasi Turqia regjistroi 48 viktima të tjera në 24 orët e kaluara, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e shpërndarë në Tëitter nga ministri Fahrettin Koca.
Vendi regjistroi 1.848 raste të reja, duke e çuar shifrën e të diagnostikuarve në 135.569.
Gjithashtu, mbi 33.687 testime të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit dhe numri i përgjithshëm i testeve tani është mbi 1,29 milion.
Sipas ministrisë, numri i pacientëve në kujdesin intensiv është 1.219, ndërsa të intubuar 653.
Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në postimin e tij në Tëitter, u shpreh:
“Numri i pacientëve të shëruar tejkaloi shifrën 85.000. Në 24 orët e fundit përsëri ka rënie në numrin rasteve, të vdekurve, të kujdesit intensiv, të intubuarve. Shifrat, japin të dhëna në favor të luftës sonë me virusin. Por këta nuk janë rezultate përfundimtare, është një mundësi serioze. Ta shfrytëzojmë mundësinë”./ lavanguardia
Eunews.al