×
Wednesday, November 6, 2024

Socialistët ska pse bëhen gardianë të Lulzim Bashës

June 13, 2020


Nga: Mero Baze

Socialistët në pushtet, por dhe përfaqësitë kryesore të Perëndimit në Shqipëri, po marrin ngarkesë negative në opinion publik, duke u identifikuar me vendosmërinë e Partisë Demokratike për të mos lejuar ndryshimet në sistem zgjedhor për hapjen e listave dhe depolitizimin e administratës.

Presioni publkik për hapjen e listave dhe depolitizimin e administratës zgjdhore, është kthyer në kauzë të një pjese të madhe të shoqërisë, të cilat kanë filluar identifikojnë me këto probleme, çdo mangësi në zgjedhjet shqiptare.

Kjo nuk është aq e vërtet, por fakti që ajo tashmë është një opinion i konsoliduar, i identifikon si përgjegjëse, dy partitë kryesore dhe ambasadoren e SHBA dhe BE, që u gjunjëzuan para këkresës së PD për të mos depolitizuar komisionet dhe për të mos hapur listat. Biles shkohet dhe më tej duke i quajtur faktorë që duan të ruajnë statukuon e partive egzistuese.

Të parët që e kanë kuptuar këtë rrezik janë vet diplomatët amerikanë. Nga sondazhet e bëra rezulton se për shkak të kësaj marrëveshje, është rritur një frymë mos pëlqimi ndaj diplomatëve të SHBA e BE q ëdiktuan marrëveshjen, dhe kjo natyrisht është një taksë që ata po e paguajnë për shkak të PD.

I pari që duket se ka reaguar ndaj kësaj situate, është Kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan Eliot Engell, i cili është dhe një njohës shumë i mirë prej tre dekadash i Shqipërisë.

Në një deklaratë zyrtare Engell i ka kërkuar parlamentit shqiptar të votoj Marrëveshjen mes partive për Reformën Zgjedhore si dhe kërkesat për depolitizim të administratës zgjedhore dhe hapjen e listave si kërkesë që vjen nga opinioni publik.

Pra ai ka hedhur hapin e parë duke u distancuar nga mbyllja e këtij procesi me miratimin e Marrëveshjes. Praktikisht Engell po shkëput përgjegjësinë e SHBA ndaj gjymtimit q ëi bëri Reformës Zgjedhore PD dhe po kërkon të thellohet reforma.

Ndërkohë Partia Socialiste duhet të ruaj angazhimin e saj për marrëveshjen zgjedhore, por ajo nuk duhet të identfikohet me hallet e Lulzim Bashës.

Myslym Murrizi ka arritur të mbledh rreth 30 nënshkrime për ndryshime kushtetuese në Kuvend, që lejojnë hapjen e listave, depolitizimin e komisioneve dhe heqjen e kolacioneve paraprake. Me aq nënshkrime, miratimi i reformës është i kushtëzuar nga votat e tyre.

Ndaj në këto kushte socialistët duhet të respektojnë marrëvshjen me PD dhe LSI, por duhet ti hapin rrugë dhe një marrëveshje me opozitën parlamentare për kërkesat e tyre. Ata nuk kanë pse idenetifikohen në opinion publik si gardianë të pushtetit të Lulzim Bashës në PD. Lulzim Basha e mori atë që donte. Tani dhe shqiptarët duhet të marrin atë që duan. Dhe aman mos kërcënoni prap me bojkot se tani është e qart si përfundon bojkoti.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments