×
Saturday, April 20, 2024

“Shqipëria e meriton hapjen e negociatave me BE-në”

March 7, 2020


Do të donim shumë të shihnim vendim pozitiv nga Këshilli  Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe MV, pasi konsiderojmë se dy vendet e meritojnë atë, deklaroi sot zëvendësndihmëssekretari i Departamentit amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Matthew Palmer në Forumin Ekonomik të Delfit në Athinë.

Lidhur me procesin e zgjerimit të BE-së dhe nëse pret përgjigje pozitive për një kohë të shkurtër, Palmer deklaroi se mbetet në qëndrimin se refuzimi i hapjes së negociatave tetorin e vitit të kaluar ishte një gabim historik.

”Lajmi i mirë është se ekziston mundësi që të përmirësohet ai gabim në mars, në takimin e Këshillit Europian. Shumë do të donim të shihnim vendim pozitiv nga ky këshill për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe MV. Konsiderojmë se që të dy vendet e meritojnë  atë”, theksoi ai.

”Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës ishte kyç për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE.

”Gjithashtu, presim që Maqedonia e Veriut të shkojë përpara në rrugën drejt NATO-s. Mendoj se këtu mund të presim përparim shumë të shpejtë. Do të jetë ditë e shkëlqyer, diçka për të cilën punuam shumë vite”, deklaroi Palmer.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments