Shkencëtarja shqiptare në Oxford: Situata po përkeqësohet, shumë njerëz në gjendje të rëndë



Shkencëtarja shqiptare në Oxford Detina Zalli, me anë të një postimi në rrjetin social ka folur së fundmi në lidhje me shtimin e rasteve me Covid-19 në vendin.
Sipas saj e gjitha ka ndodhur për shkak të hapjes së vendit.
Ajo ka thënë se shumë të afërm të saj ndodhen në gjendje të rëndë sakaq ka bërë thirrje që të gjithë të kenë kujdes pasi gjendja në vend po përkeqësohet. Ndër të tjera ajo ka folur edhe për vaksinë e Oksfordit kundër Covid ku ka thënë se kjo e fundit është në fazën e tretë dhe provat klinike akoma vazhdojnë.
Postimi i plotë
“Numri i të infektuarëve me COVID-19 po rritet dita-ditës në Shqipëri. Shumë prej njerëzve që unë njoh personalisht janë infektuar dhe disa ne gjendje te rëndë. Ky është momenti më i vështirë sepse gjithçka është hapur. Mos i neglizhoni gjërat por KUJDES! Tani për tani DUHET te mësohemi te jetojmë me virusin (SARS-CoV-2). Nuk ka zgjidhje tjetër! Për ju që keni pyetur vaksina e Oksfordit është në fazën e tretë dhe provat klinike akoma vazhdojnë. Kompania farmaceutike AstraZeneca ka arritur një marrëveshje 750 milion dollarë për të mbështetur prodhimin, prokurimin dhe shpërndarjen e 300 milion dozave të vaksinës, me dorëzimin duke filluar nga fundi i vitit. Për më tepër, universiteti dhe partneret e industrisë kane arritur një marrëveshje licencimi për të furnizuar një miliard doza te vaksinës për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”

