×
Saturday, January 18, 2025

Shembja e Teatrit, Várhelyi: Është kompetencë e secilit shtet për të diskutuar në lidhje me teatrin e tij kombëtar

May 19, 2020


Kryetari i Grupit Parlamemtar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka publikuar reagimin e sotëm të Komisionerit të Zgjerimit të Bashkimit Europian, Olivér Várhelyi gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit te Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian lidhur me situatën e krijuar në Shqipëri pas shembjes së Teatrit kombëtar.

Komisioneri, Varhelyi tha gjatë fjalës së tij se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeminstrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe diskutuam për nevojën për tu koordinuar dhe ato skena është mirë që të evitohen

Sipas komisionerit Várhelyi, është kompetencë e secilit shtet për të diskutuar në lidhje me teatrin e tij kombëtar pa pasur nevojë që ne ti tregojme atyre se çfarë teatri kombetër duhet të ndërtojnë.

“Përsa i perket shkatërrimit (të ndërtesës së Teatrit) në Tiranë gjatë fundjavës e cila i’a arriti të jetë fokusi i të djelës time. Po, ka një debat në vazhdim në vend dhe po ky debat arriti në një fare mënyre kulmin e saj gjatë të djelës, kur ndërtesa aktuale u shkatërrua. Unë fola me Kryeministrin Rama dhe diskutuam për nevojën për tu koordinuar dhe ato skena është mirë që të evitohen. Por gjithashtu e kuptoj që është kompetencë e secilit shtet për të diskutuar në lidhje me teatrin e tij kombëtar pa pasur nevojë që ne ti tregojme atyre se çfarë teatri kombëtar do të duhet të ndërtojnë. E rëndesishme është që të mos bëhet në mënyrë konfliktuale dhe përfshirja e shoqërisë është siguruar në këtë proces dhe besoj mbi këtë të fundit ne ramë dakord me kryeministrin Rama”, deklaroi komisioneri Varhelyi.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments