SHBA, dy kompani nisin testimim e vaksinës kundër COVID-19
Dy kompani farmaceutike thanë të martën se vaksina e tyre eksperimentale e koronavirusit po fillon testimin fillestar njerëzor në Shtetet e Bashkuara.
Prodhuesi amerikan i ilaçeve Pfizer Inc dhe BioNTech SE i Gjermanisë thanë se nëse provat vërtetojnë se vaksina është e sigurt dhe efektive, ajo mund të jetë e gatshme për shpërndarje të gjerë në Sh.B.A deri në fund të vitit.
Vaksina mund të jetë ndër vaksinat e para të miratuara për përdorim në Sh.B.A për virusin, i cili ka infektuar mbi 1 milion njerëz dhe ka shkaktuar vdekjen e rreth 69,000 të tjerë. Sipas statistikave të Universitetit John Hopkins. Sh.B.A udhëheq botën për nga numri i infeksioneve dhe fataliteteve.
Kompanitë thanë se vaksina përdor teknologjinë ARN, e cila mund të lejojë që ajo të prodhohet më shpejt sesa përpjekja tipike që duhet për të zhvilluar një vaksinë për disa vite.
Kompania e bioteknologjisë amerikane, Moderna Inc dhe qeveria amerikane po bashkëpunojnë për zhvillimin e një vaksine që përdor teknologji të ngjashme. Testimi i fazës 1 është duke u zhvilluar dhe testimet në fazën e mesme janë planifikuar të fillojnë këtë tremujor.
Pfizer shprehu optimizëm javën e kaluar se Administrata amerikane e Ushqimit dhe e Barnave do të miratonte vaksinën që në tetor.
Eunews.al