Golden Voyager” spektakël në Vlorë, Rama publikon pamjet: Drejt Hënës

20 Aug 2026 14:25
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga spektakli “Golden Voyager”, i cili solli një atmosferë të veçantë në Lungomaren e Vlorës, në kuadër të “DansMusik Fest”.

“Drejt Hënës”, shkroi Rama krahas pamjeve nga mbrëmja, ku muzika, kërcimi, koreografitë artistike dhe loja e dritave u ndërthurën në një performancë buzë Adriatikut.

“Golden Voyager”, i prezantuar më herët në kuadër të spektaklit të Lojërave Olimpike të Parisit, u bë një nga pikat kryesore të mbrëmjes në Vlorë. Instalacionet e ndriçimit dhe efektet vizuale krijuan përshtypjen sikur Hëna afrohej mbi bregdet, ndërsa Lungomarja u shndërrua në një skenë të hapur nën qiellin e natës.

Reklamë Ola

Performanca kombinoi artin, muzikën, kërcimin dhe teknologjinë e ndriçimit, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe duke i shtuar një tjetër aktivitet atmosferës së sezonit veror në Vlorë.