×
Saturday, February 15, 2025

Serbia vendi i parë në Europë që mban zgjedhje në periudhë pandemie

June 21, 2020


Qytetarët serbë kanë shkuar në votime për të zgjedhur një parlament të ri në zgjedhjet e para kombëtare në Europë që nga mbyllja e koronavirusit e cila hyri në fuqi tre muaj më parë.

Vendvotimet ishin të pajisura me maska ​​për fytyrën dhe dezinfektant duarsh për t’u përdorur nga elektorati i vendit me gati 6.6 milion, shumë prej të cilëve pritej të mos merrnin pjesë në zjedhje për për shkak të frikës së infeksionit.

Në orën 2 pasdite me kohën lokale, pjesëmarrja ishte 26.5 përqind krahasuar me 29.7 përqind në të njëjtën fazë votimi katër vjet më parë, treguan shifrat e publikuara nga komisioni shtetëror i zgjedhjeve.

Pjesëmarrja mund të goditet nga një bojkot nga disa parti të opozitës, të cilët thonë se vota nuk do të jetë e lirë ose e drejtë për shkak të kontrollit të presidentit Aleksandar Vucic mbi mediat.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments