‘Russia-gate’ në Hollandë, stuhi mbi udhëheqësin e krahut të djathtë Thierry Baudet



Një politikan i ekstremit të djathtë holandez që drejtoi një fushatë kundër një marrëveshje për të forcuar lidhjet midis BE-së dhe Ukrainës është vendosur në qendër të një programi investigative në Hollandë. Ai akuzohet se dërgoi mesazhe në WhatsApp dhe nga përmbajtja e tyre sipas emisioni investigativ dëshmojnë se ai ishte paguar nga një rus me lidhje me Vladimir Putin.
Programi televiziv hetimor Hollandez, Zembla tha se Thierry Baudet, drejtuesi i partisë anti-BE, anti-emigrante, Forumi për Demokraci (FvD), i dërgoi mesazhe një kolegu për Vladimir Kornilov – i cili, sipas një artikulli të New York Times nga 2017, ka lidhje në Kremlinin – përpara një referendumi të vitit 2016 për një marrëveshje me Ukrainën. Në mesazhet e tij, Baudet e përshkroi Kornilov si “një Rus që punon për Putin“. Kornilov mohon të ketë lidhje me Kremlinin.
Gjatë fushatës së referendumit, Baudet i dërgoi mesazhe Henk Otten – ish ekonomisti i FvD, i cili u dëbua nga partia vitin e kaluar. “Ndoshta Kornilov dëshiron të paguajë extra,” tha njëri nga mesazhet. Një tjetër falënderoi Otten për mbështetjen e tij, duke thënë “Kornilov nuk mund të konkurrojë me atë me të gjitha paratë e tij.” Të dy mesazhet u shoqëruan me fytyra me buzëqeshj.
Në një deklaratë të botuar para programit televiziv të transmetuar të enjten në mbrëmje, Baudet mohoi akuzat dhe tha se deklaratat për Kornilov ishin pjesë e një “mashtrimi” dhe ishin “ekzagjerim i gjallë“.
“Padyshim, nga një periudhë prej disa vitesh dhe nga disa fushata shumë intensive, mund të gjenden një numër i madh i deklaratave, të bëra në grupe të brendshme WhatsApp ose në kontekste të tjera, të cilat janë të vështira për t’u vendosur, duken serioze ose, përkundrazi, janë të vështira për t’u marrë seriozisht.”, tha ai.
Frymëzuar nga vota e Britanisë së Madhe për të lënë BE-në, FvD – e cila u krijua në vitin 2016 – nisi një peticion kundër të ashtuquajturës marrëveshje asociimi me Kievin. Ishte referendumi i parë që u mbajt në bazë të një ligji Hollandez që detyron qeverinë të thërrasë një votim publik për çdo kërkesë që merr mbështetjen e 300,000 qytetareve.
Organizatorët thanë se qëllimi i tyre kryesor ishte të pengonin “vendimmarrjen jodemokratike” në Bruksel. Votuesit Hollandezë kundërshtuan marrëveshjen me një diferencë prej pothuajse dy me një.
Edhe pse referendumi ishte jo detyrues, ishte një siklet për kryeministrin Mark Rutte, i cili duhej të kthehej në Bruksel për sigurime që marrëveshja nuk do të çonte në anëtarësim automatik në BE për Ukrainën dhe nuk do të angazhonte vendet anëtare për të mbështetur financiarisht vendin.
Partia e themeluar nga Baudet mahniti sërish establishmentin politik hollandez në vitin 2019 duke fituar më shumë vota në zgjedhjet rajonale, duke e vendosur atë përpara partisë liberale të Rutte. Gjatë zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në maj, partia e Baudet doli e katërta në Hollandë, duke fituar tre vende.
Mesazhet e dala nga Zembla tregojnë gjithashtu se Baudet dëshironte të nxiste një dalje holandeze nga NATO, pavarësisht faktit se partia sugjeronte në programin e saj zgjedhor që kontributi hollandez në aleancë të rritet.
Baudet ka kundërshtuar me forcë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë pas pushtimit të Krimesë në vitin 2014. Në programin e tij zgjedhor për vitin 2017, partia e FvD propozoi një “normalizim të marrëdhënieve me Rusinë” dhe Baudet ka kundërshtuar në mënyrë të përsëritur kritikën e qeverisë Hollandeze për Rusinë për rrëzimin e fluturimit të Malajzisë Airlines MH17 në 2014.
Politico/Eunews.al
