×
E enjte, 29 Tetor, 2020

Rusi, arrin në 700 mijë numri i rasteve me COVID-19

7 Korrik, 2020

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi është rritur në 694.230, ndërsa ai i të vdekurve në 10.494.

Në një deklaratë nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit në Rusi, në 24 orët e fundit janë shënuar 6.368 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në 694.230 numrin e rasteve.

Gjithashtu me 198 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit ka arritur në 10.494 numri i viktimave ndërsa me 9.551 të shëruar ka arritur në 463.880 numri i të shëruarve në vend.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është deklaruar se nga 1 për qind ka rënë në 0.9 për qind ndërkohë që tek 29.9 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit me 629 raste të reja është rritur në 226.174 numri i rasteve, ndërsa me 24 vdekje u rrit në 3.999 numri i viktimave.

Në një deklaratë nga Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi thuhet se numri i testeve të kryera deri më sot ka tejkaluar shifrën 21.5 milionë.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat në vend filluan në fund të marsit.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u shënua rënie në numrin e rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të populluara.

Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë që filloi më 30 mars u hoq më 9 qershor.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për