“Rimëkëmbja” europiane, në dorë të Viktor Orban



Projekti europian i Rimëkëmbjes nga kriza e koronavirusit mund të
bëhet i pamundur nga kryeminsitri Viktor Orban. Tashmë, ky i fundit, i
kushtëzuar nga “sundimi i ligjit”, si një formë imponuese nga Brukseli,
tha se Budapesti mund ta vendosë veton e tij për projektin.
Drejtuesit e 27 vendeve anëtare të BE-së do takohen javën e
ardhshme për herë të parë jo virtualisht në Bruksel, për të diskutuar
Kornizën Shumëvjeçare Financiare (MFF) dhe planin e rimëkëmbjes
ekonomike nga pandemia.
Orban, i cili ka tuar fuqi të madhe politike gjatë qeverisjes së tij10-
vjeçare, është një “gjemb” për Brukselit, që e akuzon atë për uljen e
standardeve demokratike.
“Ne mund të vëmë veto ndaj marrëveshjes përfundimtare, sepse
vendimi për ta pranuar atë duhet të jetë unanim. Ne mund ta bëjmë
këtë vetëm si një mundësi të fundit,” tha Orban.
Shpërndarja e parave BE synon të ndajë 750 miliardë euro për rimëkëmbjen e shteteve anëtare më të prekura nga pandemia, dhe Orban beson se paratë duhet të shpërndahen “në mënyrë të drejtë dhe eksibile”.
Ai gjithashtu beson se përzierja e planit me politikën duhet të
“shmanget”. “Ky është standarti i Hungarisë,” tha Orban.
Kancelarja Angela Merkel, e pyetur nga një eurodeputet liberal
hungarez nëse Unioni ishte i gatshëm të bënte ndihmën nanciare të
kushtëzuar nga respektimi i standardeve demokratike, tha se rregulli i
ligjit ishte i rëndësishëm dhe do ta bënte të qartë kur bëhet fjalë për
Viktor Orban.
“Ne do të monitorojmë nga afër atë që po ndodh atje,” tha Merkel.
Eunews.al

