×
Monday, February 17, 2025

Raporti/ Shpenzimet ushtarake në nivelin më të lartë që prej Luftës së Ftohtë

April 27, 2020


Shpenzimet ushtarake botërore kanë arritur në vitin 2019 nivelin më të lartë që prej fundit të Luftës së Ftohtë, SHBA-ja kryeson, sipas një raporti të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit mbi Paqen në Stokholm, publikuar sot.

Gjatë gjithë vitit, shpenzimet ushtarake janë rritur me 1 917 miliardë dollarë (1 782 miliardë euro) në botë, një progres prej 3,6% në një vit, më i madhi që prej 2010.

“Shpenzimet ushtarake kanë arritur nivelin më të lartë të tyre që prej fundit të Luftës së Ftohtë në vitin 1989”, thekson Nan Tian, studiues në Sipri.

Buxheti numër një mbetet ai i SHBA-së, që është rritur prej 5,3% në 2019, në 732 miliardë dollarë, rreth 38% e shpenzimeve botërore.

Pas shtatë vitesh rënie, shpenzimet ushtarake të vendit filluan të rriten përsëri në 2018.

Pas SHBA-së vijnë Kina, me 261 miliardë dollarë, një rritje prej 5,1% gjatë një viti dhe India me 71,1 miliardë dollarë (+ 6,8% gjatë një viti).

“Edhe pse gjatë 25 viteve të fundit, shpenzimet e Kinës kanë ndjekur nga afër kurbën e rritjes ekonomike të vendit, investimet reflektojnë gjithashtu ambicien e Kinës për një ushtri të klasit botëror”, sipas Nan Tian.

“Kina ka deklaruar hapur që në thelb dëshiron të konkurrojë me SHBA-në përsa i përket superfuqisë ushtarake”, theksoi ai.

“Tensionet dhe rivaliteti i Indisë me Pakistanin dhe Kinën janë ndër faktorët përcaktues në rritjen e shpenzimeve ushtarake të vendit”, sipas Siemon Wezeman, një studiues tjetë i institutit.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments