Qeveria italiane miraton fond 25 miliardë euro për të luftuar koronavurusin
Kryeministri Italian, Giuseppe Conte, ka deklaruar se qeveria ka caktuar një fond prej 25 miliardë eurosh për ti bërë ballë emergjencës ndaj koronavirusit.
Shuma e jashtëzakonshme, tha Conte, nuk do të përdoret menjëherë por me kalimin e kohës, për t’u përballur të gjitha vështirësitë ekonomike që do lërë pas ky virus.
“Ne jemi në mes të një mbledhje të kabinetit të ministrive dhe sapo vendosëm të alokojmë shumën e jashtëzakonshme prej 25 miliardë eurosh pasi jemi të vetëdijshëm për vështirësitë me të cilat përballet vendi në këtë emergjencë”, thotë kryeministri italian.
“Njëzet e pesë miliardë do të thotë 25 miliardë burimi financiare që të mos përdoren menjëherë, por sigurisht që do të përdoren për tu përballuar të gjitha vështirësitë që po hasim në këtë emergjencë që, siç kam thënë gjithmonë, është qartsisht një emergjencë ekonomik por edhe shëndetësor dhe me një ndikim të madh shoqëror”, ka shtuar ai.
Shuma e re nuk përfshin fondet prej 7.5 miliardë eurosh të miratuara më herët nga qeveria italiane.
Italia vijon të mbetet vendi më i goditur jashtë Kinës me 631 vdekje dhe mbi 10,000 të infektuar.
Rajonet veriore të Lombardisë, Venetos dhe Emilia-Romanjës janë prekur më së shumti nga epidemia. 85% e pacientëve të infektuar janë në rajonin ku janë raportuar 92% të vdekjeve deri më tani.
Por virusi është konfirmuar në të 20 rajonet e vendit. Ndërkohë, në rang botëror COVID-19 është i pranishëm në 114 shtete dhe territore, me rreth 118 mijë e 500 të prekur dhe 4 mijë e 281 të vdekur.
Eunews.al