Polonia, Hungaria dhe Gjermania marrëveshje për buxhetin e BE-së

09 Dec 2020 19:35
Shpërndaje:

Zëvendëskryeministri i Polonisë, Jaroslaw Gowin njoftoi sot se Polonia dhe Hungaria kishin arritur një marrëveshje me Gjermaninë në lidhje me buxhetin e propozuar afatgjatë të BE-së, i bllokuar deri më tani nga këto dy vendet anëtare.

“Një marrëveshje është arritur brenda trekëndëshit Varshavë-Berlin-Budapest”, tha ai.

Gjermania aktualisht mban presidencën e rradhës të Këshillit të BE-së.

Reklamë Ola

Gowin theksoi se ai beson se edhe 24 vendet e tjera anëtare të BE-së do të mbështesnin gjithashtu marrëveshjen, ndërkohë që nuk dha hollësi të mëtejshme.

Zyrtari polak shprehu optimizmin e tij që kryeministri Mateusz Morawiecki do të arrijë të negociojë një “marrëveshje të mirë” në lidhje me buxhetin e BE-së gjatë samitit të ardhshëm të saj të enjten.

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x