Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Balla: Nuk ka një vendim, në Kuvend me dy raporte

23 Feb 2026 16:50
Shpërndaje:

Balla tha grupi parlamentar i PS do të bëjë një mbledhje me më pas do të dalin me një raport në emër të 5 deputetëve socialistë, anëtarë në Këshillin e Mandateve.

“Diskutimi i sotëm, pyetjet, mendoj se kanë hedhur dritë mbi shumë çështje që lidhen me elementë thelbësorë të Kushtetutës, prezumimit të pafajësisë.

Në përfundim duke qenë se pala tjetër s’kishte nevojë për shqyrtim se e kishin marrë vendimin para shqyrtimit, në emër të 5 deputetëve të PS unë kam informuar këshillin e mandateve se sa i përket propozimit të grupit të PD, ne nuk ishim dakord me atë mënyrë sesi është propozuar.

Reklamë Ola

Do të kemi një diskutim në një mbledhje të grupit parlamentar, sepse nuk e jep autorizimin këshilli por seanca plenare. Pas atij komunikimi, kolegu Manja do të hartojë raportin në emrin tonë”, tha Balla.