Musk sulmon kandidaten franceze Marine Tondelier: Duhet të ndëshkohet për tradhti

08 Aug 2026 00:11
Shpërndaje:

Miliarderi Elon Musk ka sulmuar lideren e Partisë së Gjelbër në Francë dhe kandidate për presidente, Marine Tondelier, pasi ajo propozoi që autoritetet franceze të kenë mundësinë të pezullojnë platformën X gjatë fushatave zgjedhore në rast të ndërhyrjeve të huaja.

Pronari i platformës X reagoi ashpër në rrjetin social, duke shkruar: “Kërkoj që ajo të ndëshkohet për tradhti ndaj Francës!”

Deklarata e Musk shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Tondelier, e cila theksoi se Franca nuk ka nevojë për leksione patriotizmi nga një miliarder i huaj.

Reklamë Ola

“Franca nuk ka nevojë për leksione patriotizmi nga një miliarder i huaj që mendon se mund të vendosë se cilët liderë politikë evropianë duhet të heshten. Demokracia nuk është në shitje, as për njeriun më të pasur në botë. Më mirë të akuzohem se mbroj demokracinë sesa se përpiqem ta blej atë”, deklaroi ajo.

Musk, ish-këshilltar i presidentit amerikan Donald Trump, ka ndërhyrë vazhdimisht në debatin politik evropian, duke shprehur mbështetje për parti dhe kandidatë të krahut të djathtë.

Reklamë InterMedika

Në korrik, ai e cilësoi kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, si “shpresa e fundit e Francës”. Megjithatë, partia e saj, Tubimi Kombëtar (National Rally), minimizoi publikisht këtë mbështetje për të shmangur identifikimin me Musk.

Edhe kandidati i së majtës radikale, Jean-Luc Mélenchon, dënoi komentet e Musk ndaj Tondelier, duke akuzuar njëkohësisht qeverinë franceze se nuk po bën mjaftueshëm për të luftuar ndërhyrjet e huaja në zgjedhje.

“Zgjedhjet presidenciale franceze janë kthyer në një terren të hapur për të gjithë manipuluesit në botë”, deklaroi Mélenchon.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, hodhi poshtë këto akuza, ndërsa kryeministri Sébastien Lecornu bëri të ditur se qeveria po forcon masat për të zbuluar dhe ndëshkuar ndërhyrjet e huaja në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027.

Ndërkohë, kandidatët Gabriel Attal, Édouard Philippe dhe Raphaël Glucksmann kanë deklaruar se kanë qenë objekt i fushatave të dezinformimit të lidhura me Rusinë.