Pas ngërçit politik, betohet qeveria e re e Izraelit

17 May 2020 20:56
Shpërndaje:

Pas tre zgjedhjesh parlamentare dhe një paralize politike prej një viti e gjysmë është betuar sot qeveria e re e Izraelit.

Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ish rivali i tij politik Benny Gantz njoftuan muajin e shkuar se do të bashkojnë forcat për formimin e një qeverie të re dhe të dielën Netanyahu e konfirmoi këtë.

Qeveria e re është shumë më e madhe se qeveritë e mëparshme teksa janë emëruar rreth 36 ministra dhe 16 deputetë.

Reklamë Ola

Sipas marrëveshjes për ndarjen e pushtetit, Netanyahu do të shërbejë si kryeministër për 18 muajt e parë të qeverisë së re e më pas do të zëvendësohet nga Gantz për 18-mujorin e dytë.

Vendimi për të krijuar koalicion vjen pasi Gjykata e Lartë e vendit shpalli se nuk kishte baza ligjore për ta ndaluar atë.

Reklamë InterMedika

Gantz ka deklaruar se bashkimi me Netanyahu ishte rrugëdalja e vetme nga ngërçi politik si dhe për të shmangur zgjedhjet e katërta në vend.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x