×
Friday, April 17, 2026

Pas misionit historik përreth Hënës! Kapsula Orion hyri në atmosferë me shpejtësi 39 mijë km/orë

April 11, 2026


Misioni historik i Artemis II është mbyllur me sukses, pasi katër astronautët janë rikthyer në Tokë duke u ulur me parashutë në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë, jugore duke përmbyllur një udhëtim prej rreth 10 ditësh rreth Hënës dhe kthim në Tokë.

Kapsula Orion hyri në atmosferën e Tokës me shpejtësi 39 mijë km/orë, në një nga fazat më kritike të misionit. Për rreth gjashtë minuta nuk pati asnjë komunikim me ekuipazhin, për shkak të temperaturave ekstreme që kalonin, 2.700 gradë Celsius gjatë hyrjes në atmosferë. Megjithatë, gjithçka shkoi sipas planit. Parashutat u hapën në kohën e duhur, duke mundësuar një ulje të butë në det në orën 02:07 të mëngjesit, pa asnjë problem.

Sipas NASA-s, astronautët nuk kanë qenë në asnjë moment në rrezik, falë mburojës termike të avancuar të kapsulës. Në zonën e uljes ishin dislokuar dhjetëra mjete detare dhe ajrore të forcave të armatosura dhe Rojeve Bregdetare të SHBA-së, për të garantuar sigurinë e operacionit.

Astronautët Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe astronauti kanadez Jeremy Astronautët kaluan gjithsej rreth 10 ditë në hapësirë. Misioni Artemis II konsiderohet një hap kyç për programin hapësinor amerikan, duke hapur rrugën për kthimin e njeriut në Hënë pas më shumë se pesë dekadash.




Comments are closed.