×
Friday, March 28, 2025

Ministri i Brendshëm francez mohon dhunën e policisë në protesta

January 24, 2020


Ministri francez i Shtetit për Punë të Brendshme, Laurent Nunez, pohoi se policia e Francës nuk ka ushtruar dhunë në protestat që së fundmi kanë tronditur vendin.

Në një deklaratë për kanalin BFMTV, Nunez tha se policia mund të kryejë “gabim” dhe se edhe për gabime do të hapen hetim ndaj tyre dhe do të dënohen.

“Policia natyrisht që nuk është e dhunshme. Dhuna shtetërore është dhunë legjitime. Policia përdor dhunën vetëm atëherë kur sulmohet. Është e qartë se në çfarë rrethana policia mund të përdorë dhunë. Kjo quhet dhunë e ligjshme”, tha Nunez, duke e cilësuar si jo të duhur përdorimin e shprehjes “dhunë policore”.

Ndryshe, dhuna e policisë ndaj protestuesve dhe gazetarëve gjatë protestave të jelekëve të verdhë që filluan më 17 nëntor 2018 dhe atyre që po vazhdojnë nga 5 dhjetori i vitit të kaluar kundër reformës së qeverisë së presidentit Emmanuel Macron.

Në protestat gjatë një viti të fundit, një person ka humbur jetën nga ndërhyrja policore, 26 kanë humbur njërin sy, pesë persona kanë humbur dorën dhe rreth 500 janë plagosur.

Departamenti Kombëtar Hetimor i Policisë (IPGN) vitin e kaluar hapi 313 hetime ligjore me dyshimin për dhunë policore në protesta.

Ndërkaq, më 9 janar, Prokuroria e Parisit hapi tri hetime për incidentet e dhunës policore ndaj protestuesve në Paris.

Presidenti Emmanuel Macron më 14 janar tha se disa policë shfaqin sjellje të papranueshme por nuk është e duhur të thuhet se e gjithë policia ushtron dhunë ndaj protestuesve.

Në mesin e të lënduarve nga ndërhyrja e policisë në Francë kanë qenë edhe dy gazetarë të AA-së, Mustafa Yalçın më 5 dhjetor dhe Dursun Aydemir më 9 janar.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments