×
Sunday, January 24, 2021

Ministeriali i OSBE-së, Rama: Jemi në krizë në përkeqësim. Qëndrimi i luftës së ftohtë duhet të lihet pas krahëve njëherë e përgjithmonë

December 3, 2020

Kryeministri Edi Rama ka drejtuar sot takimin e 27-të të Këshillit Ministerial të OSBE-së në cilësinë e kryetarit të radhës të Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri të Europës. Rama tha se kjo organizatë është në një krizë në përkeqësim, duke e drejtuar gishtin e akuzës ndaj vetë vendeve anëtare.

Ai tha se vizioni për një Evropë demokratike, të paqtë dhe të bashkuar po largohet gjithmonë e më shumë dhe se divergjencat në pikëpamje po rriten. Duke iu referuar konflikteve si në Bjellorusi dhe Ukrainë, Rama foli për përçarje dhe kërkoi që të lihet pas krahëve qëndrimi i luftës së ftohtë.

“Do doja t’ju kisha parë në Tiranë, por në këto kohë të vështira kjo është e vetmja mënyrë që na është lënë. Kësisoj deklaroj zyrtarisht takimin e 27 të këshillit ministerial të OSBE-së të hapur dhe më lejoni të vijoj me zërin 2 të axhendës që është miratimi i rendit të ditës.
Rendi i ditës është i miratuar. Zëri tre në axhendë është fjalimi nga kryetari i radhës së OSBE-së.
Të nderuar miq, zonja dhe zotërinj, kur Shqipëria mori kryesinë e OSBE-së në janar të gjithë folën për një organizatë që ishte në vështirësi, duke u ulur tani këtu mundem të konfirmoj atë çka paraardhësit e mi kanë ndjerë gjithashtu, ne jemi në krizë, një krizë në përkeqësim. Kjo nuk është një situatë që i është shkaktuar organizatës nga vetë ajo, struktura apo njerëzit e saj sepse ajo duhet përgëzuar. Në vend të kësaj ta shohim në sy, kjo gjendje është shkaktuar vetëm nga ne, 57 vendet anëtare të OSBE-së. Supozohet të kishim një vizion të përbashkët për një Evropë demokratike të paqtë dhe të bashkuar. Ky vizion po largohet gjithmonë e më shumë sepse parimet dhe angazhimet tona nuk zbatohen, divergjencat në pikëpamjet tona po rriten. përballja zgjidhet përmbi bashkëbisedimin, përçarja përmbi bashkëpunimin. Kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve.

Jam i shqetësuar nga kriza e përhershme e bashkëpunimit, kemi dështuar të trajtojmë dobësitë tona. Bëj thirrje për një bashkëpunim por këto kanë rënë në vesh të shurdhët. Më duhet ta them këtë, o e keni përzemër këtë organizatë ose jo. Ose doni të promovoni median e lirë, ose nuk doni. Është kaq e thjeshtë, organizata jonë është po kaq e fortë sa angazhimet e saj dhe vullneti për t’i zbatuar këto angazhime. Nëse vullneti mungon si sot, atëherë do të jemi në vështirësi për të dalë nga krizat që na sjellin krizat. Shihni se çfarë ka ndodhur në Bjellorusi dhe si krejt papritur OSBE-ja mbeti si një instrument i fundit, ndërkohë që megastrukturat e tjera dukeshin të padobishme. Është mjaft e trishtueshme, por ajo që ndodh jashtë BE-se ngre barrikadat mes vendeve të BE-së dhe Rusisë. Shqetësimet e njerëzve të zakonshëm bien në rrezik de fakto. Kjo duhet të ndryshojë, sa më shpejt aq më mirë. Organizata jonë nuk mund të punojë nëse qëndrimi i luftës së ftohtë lihet pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Duhet thënë e duhet diskutuar. Në asnjë hapësirë tjetër, përveç se kësaj hapësire të OSBE-së kjo mund të diskutohet dhe me hspresë të ndodhë. Asnjë organizatë më shumë se sa kjo nuk mund të përballet me sfoidën e bashkimit.

Ky ka qenë një vit veçanërisht sprovues për OSBE-në. Pasojat e COVID-it kanë prekur të gjitha fushat. Mbetet një situatë e papranueshme duke pasur parasysh angazhimet tona.
Marrëveshjet e Minskut, 7 vjet më pas jetë vazhdojnë të humbasin. Në vizitën time si kryetar i radhës së OSBE-së pashë se si konflikti kishte prekur popullsinë. Shkelje të armëpushimit në terren, viktima nga shpërthimi i minave. Situata shqetësuese. për të ardhur keq që palët nuk kanë arritur të bëjnë përparime të tjera në kuadër të marrëveshjes së Minskut. Largimi nga marrëveshjet e Minskut nuk është zgjidhja”, tha Rama ndër të tjera.

Ai theksoi se na duhet të përqendrohemi tek si i nxisim instrumentet e OSBE-së dhe si e bëjmë OSBE-në një mjet të mundshëm për të ndihmuar anëtarët e tjerë të zgjidhin krizat.

“Shqipëria i është dashur që ta drejtojë anijen e OSBE-së në kohë të trazuara dhe ka qenë pak dhe plotësimi i vendeve bosh në organizatën tonë. Ka nevojë për drejtues të aftë. Le ta përdorim Tiranën si një mundësi për të kthyer fletë për të dalë nga kriza aktuale e bashkëpunimit dhe për të arritur një organizatë që realizon angazhimet e veta për secilin vend”, deklaroi Rama.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij presidenti i asamblesë parlamentare të OSBE, George Tsereteli tha se gjatë dekadave të fundit janë regjistruar ngjarje brutale.
“Gjatë dekadave të fundit kemi parë regjistrime brutale dhe shtypje të opozitës apo shkelje të lirisë së mediat. Apo përçarje të tjera në shoqëri. Në fakt dhe një herë ka pasur sulme terroriste të mëtejshme. Kjo në fakt ngre shumë pyetje. Nënkupton se organizata nuk ka bërë punën e vetë?! Përgjigja është e dyfishtë. Strukturat kanë punuar.”, tha Rama.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për