×
Tuesday, January 26, 2021

Mimi Kodheli, e para shqiptare që zgjidhet zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

November 23, 2020

Ish-ministrja e Mbrojtjes, politikane në karrierë, Mimi Kodheli, ka marrë sot një detyrë të lartë në NATO.

Politikania shqiptare është zgjedhur zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, duke u bërë kështu e para shqiptare në një një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare.

Ajo u votua në unanimitet gjatë mbledhjes plenare ku i pranishëm ishte dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

NJOFTIMI NGA KUVENDI

Deputetja Mimi Kodheli, Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme, zgjidhet Zëvëndëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e para shqiptare e zgjedhur në këtë post.

Sot është mbajtur Mbledhja Plenare e Sesionit të 66-të Vjetor të Asamblesë Parlamentare NATO-s, në të cilën mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm NATO-s, Jens Stolenberg.

Mësohet se Mimi Kodheli, njëherazi Kryetare e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATOS, është zgjedhur, në unanimitet, Zëvëndëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e para shqiptare e zgjedhur në këtë post.

Mimi Kodheli është Doktore e Shkencave Ekono­mike prej vitit 2007 dhe Master në Administrim Biznesi nga Universiteti Lincoln, Nebraska, SHBA, në bashkëpun­im me Universitetin e Tiranës në vitin 2000.
Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë, në vitin 1986.
Znj. Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u emërua Zëvëndëskryetare e Bashkisë së Tiranës.

Në vitin 2005, u emërua Prefekte e Qarkut të Tiranës.

Prej vitit 2009 është zgjedhur deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Në karrierën parlamentare ka mbajtur pozicionin e Zëvëndëskryetares së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave përgjatë legjislaturës 2009-2013 dhe aktualisht është Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme.

Gjatë viteve 2013-2017 ka shërbyer si Ministre e Mbrojtjes e Shqipërisë.

Prej vitit 2007 e në vazhdim është Anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për