×
Tuesday, February 27, 2024

“Marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në janë të rëndësisë parësore në nivelin e partneritetit strategjik”

February 12, 2020


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim, të cilës i uroi dhe mirëseardhjen në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në janë të rëndësisë parësore në nivelin e partneritetit strategjik dhe përbëjnë themelin e politikës së jashtme të Shqipërisë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Takimi i mirëseardhjes në fillimin e mandatit të saj në Shqipëri me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim🇺🇸

SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik. Për ne marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësisë parësore në nivelin e partneritetit strategjik dhe përbëjnë themelin e politikës sonë të jashtme. Bashkëpunimi me SHBA është sot në një nivel të shkëlqyer në dobi zhvillimeve demokratike, të forcimit të shtetit ligjor dhe të parimeve të ekonomisë së tregut, në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, të luftës kundër terrorizmit.

Mbështetja që SHBA i ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve Shqipërisë nëpërmjet agjencive të saj për ndërtimin e institucioneve dhe krijimin e parametrave të tregut të lirë, duhet të shoqërohet tashmë me investime të drejtpërdrejta amerikane veçanërisht në sektorët strategjikë e ata prioritarë të ekonomisë shqiptare.

Realizimi i këtij synimi duhet të jetë një prioritet thelbësor, i dorës së parë në marrëdhëniet tona me Shtet e Bashkuara të Amerikës. Numri i bizneseve amerikane, apo me kapital të përbashkët shqiptaro-amerikan, është ende shumë i vogël krahasuar me mundësitë dhe ofertën tërheqëse të Shqipërisë për sipërmarjen amerikane

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments