Kryeministri rus, Mishustin konfirmon se është infektuar me COVID-19

30 Apr 2020 19:07
Shpërndaje:

Kryeministri rus, Mikhail Mishustin, ka thënë se është infektuar me koronavirus.

Ai e ka njoftuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për gjendjen e tij shëndetësore.

Duke folur në një takim, Mishustin propozoi që zëvendëskryeministri i parë, Andrey Belousov, të shërbejë si ushtrues detyre i kryeministrit.

Reklamë Ola

Putin e ka mbështetur propozimin e tij, raporton Reuters.

Rusia deri më tani ka regjistruar 106.498 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri dhe 1,073 vdekje.

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x