×
Friday, February 14, 2025

Koronavirusi/ Modeli rumun për kufizimin e përhapjes së COVID-19

April 9, 2020


Qeveria e Rumanisë nëpërmjet një urdhëresë emergjente njoftoi rritjen e dënimeve për njerëzit që japin deklarata të rreme për autoritetet ose fshehin informacione të rëndësishme gjatë hetimeve epidemiologjike, duke e bërë kështu më të vështirë kontrollimin e përhapjes së virusit Covid-19.

“Ne kemi vendosur të rritim dënimet për deklaratat e rreme në lidhje me epideminë e koronavirusit. Ekzistojnë situata kur një qytetar kthehet nga një vend me rrezik të lartë dhe duhet ose të karantinohet ose të izolohet. Qytetarët duhet të plotësojnë deklaratat. Ata që bëjnë falsifikim dhe nuk thonë nga cili vend nga vijnë, në mënyrë që autoritetet të mund të marrin vendimin e duhur në rastin e tyre, do të vuajnë pasojat e ligjit. Ata kryejnë një krim të dënueshëm me burg, ” tha kryeministri Ludovic Orban në një konferencë për shtyp të enjten në mëngjes.

“Një krim i ri është prezantuar: mosdhënia e të dhënave. Nëse, në një hetim epidemiologjik, dikush nuk jep informacion të plotë për personat me të cilët ai ka rënë në kontakt, kjo konsiderohet si fshehje dhe mund të hapet një çështje penale, “tha kryeministri.

Sipas mendimit të tij, shumica e rumunëve që kalojnë në këtë periudhë të vështirë respektojnë ligjin dhe vendimet e autoriteteve. “Për këtë arsye, ne kemi vendosur të shtrëngojmë dënimet për ata që nuk i respektojnë ato. Detyra kryesore e Qeverisë është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve. Ne do të marrim masa aq të ashpra sa është e nevojshme për ata që nuk zbatojnë masat, “tha ai. “Ne nuk mund të pranojmë që qytetarët e papërgjegjshëm që janë në gjendje të izolohen ose karantinohen mund të ecin lirshëm në shoqëri dhe të rrezikojnë të infektojnë qytetarë të tjerë,” shtoi Kryeministri.

Sidoqoftë, ai nuk hyri në specifika të gjobave për ata që thyejnë rregullat dhe masat e urgjencës.

Për të njëjtin qëllim, një grup i deputetëve Liberalë filluan më 18 mars një projekt-ligj për rritjen e dënimeve për ata që përhapin sëmundje.

Kështu, personat që nuk pranojnë masat e vendosura nga autoritetet dhe përhapin sëmundje ngjitëse, përballen me dënime deri në 5 vjet burg, dhe deri në 10 vjet burg në qoftë se ata infektojnë dy ose më shumë njerëz. Për më tepër, nëse dikush vdes si rezultat i infeksionit, dënimi mund të shkojë deri në 15 vjet, sipas projekt –ligjit të propozuar. Urdhri i urgjencës i qeverisë gjithashtu përfshin këto dispozita, sipas senatores të PNL, Luliana Scantei, një nga iniciatorët e projekt-ligjit.

“Është e nevojshme që të gjithë njerëzit në Rumani, si shtetas rumunë, ashtu edhe qytetarë të huaj, të respektojnë masat dhe kufizimet e miratuara nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e sëmundjes COVID-19 te një numër i madh i qytetarëve. Së bashku me kolegët e mi, senatorët Liberalë Alina Gorghiu dhe Daniel Fenechiu, unë hartova dhe përcjella në Parlament një projektligj që ndryshon Kodin Penal (neni 352) i cili rrit dënimet për të gjithë ata që pengojnë përpjekjet e autoriteteve për të përmirësuar përhapjen e sëmundje si koronavirusi i ri, ”shkroi senatorja e PNL, Luliana Scantei në Facebook.

Nisma vjen pasi disa persona nuk pranuan plotësisht masat e vendosura nga autoritetet për të kufizuar përhapjen e koronavirusit të ri (Covid-19). Për këtë arsye ka dhjetra të infektuar me virusin e ri Covid-19 nga njerëz që injoruan masat e sigurisë. Rasti më famëkeq është ai i një polici në pension që shkoi në një spital në Bukuresht dhe nuk i informoi mjekët se ishte kthyer kohët e fundit nga Izraeli dhe ishte trajtuar në atë spital për disa ditë para se të diagnostikohej me Covid-19. Ai përfundoi duke infektuar dhjetëra njerëz të tjerë, përfshirë 22 mjekë nga spitali ku ai ishte trajtuar, sipas mediave lokale.

Një rast tjetër i mediatizuar shumë është ai i një qytetari rumun që u diagnostikua me Covid-19 në Spanjë dhe mori një fluturim nga Madridi për në Bukuresht, me 60 persona të tjerë në bord. Në Bukuresht, një person i dyshuar për infeksion Covid-19 u largua nga spitali.

Vetëm në ditët e para të urdhëresës, autoritetet kishin hapur 51 çështje penale për pengimin e kontrollit të sëmundjes. Për më tepër, 120 persona janë gjobitur me një shumë totale prej 1.84 mln RON (382,000 EUR) për shkeljen e masës së izolimit të vendosur për të gjithë ata që janë kthyer nga vendet me rrezik të lartë në dy javët e fundit. Shumica e rasteve të infeksionit janë gjurmuar te njerëzit që ishin kthyer nga vendet me shpërthime Covid-19.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments