Koronavirusi mbyll kufijtë e Europës, avokatëve belgë: Mbajtja e emigrantëvë në qendrat e dëbimit e paligjshme



Për shkak të emergjencës së koronavirusit, e cila ka goditur rëndë shtetet anëtare, Bashkimi Evropian ka bllokuar kufijtë e tij me vendet e treta për të paktën 30 ditë, ndërsa Shengen është pezulluar, ndërsa linjat ajrore kanë ndaluar ose minimizuar fluturimet e tyre. Për arsyet e mësipërme kthimi i migrantëve të paligjshëm që ndodhen në Belgjikë nuk është e mundshme menjëherë. Një situatë e cila në fakt, sipas një grupi avokatësh, e bën qëndrimin e tyre në qendrat e dëbimit të paligjshëm. Prandaj thirrja e tyre shkon për qeverinë e Brukselit për lirimin e tyre. Kërkesë që tashmë ka marrë një “jo” të prerë.
Rreth shtatëdhjetë avokatë nënshkruan apelin për mbylljen e qendrave të ndalimit. Qendrat e ndalimit dhe deportimit kishin qenë një nga pikat e forta të qeverisë së mëparshme të qendrës së djathtë dhe tashmë kishin krijuar polemika të mëdha për disa raste, të cilat, sipas aktivistëve në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve, kishin çuar në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Sot në pushtet ekziston një ekzekutiv kalimtar, i udhëhequr nga liberalja Sophie Wilmès me mbështetjen e socialistëve, por nuk përmendet mbyllja e qendrave.
Për avokatët, pyetja është e thjeshtë: ndalimet në qendra duhet të shërbejnë me ligj për të lehtësuar dëbimet prandaj duhet të jenë afatshkurtra. Me mbylljen e kufijve, këto afate kohore nuk do të respektohen, pasi në të vërtetë kthimet bllokohen. “Nëse dëbimi bëhet hipotetik apo edhe i pamundur, ndalimi nuk është më i ligjshëm,” theksojnë avokatët në apelin e tyre.
Kërkuesit, përfshirë disa OJQ si Platforma Qytetare për Mbështetjen e Refugjatëve, gjithashtu pohojnë se ndalimi i vazhdueshëm në qendra të mbyllura nuk është në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetit që synojnë të kufizojnë rreziqet e eksportit dhe importit të Covid-19, veçanërisht për shkak të kushteve të në qendrat e dëbimit.
Përveç përputhjes me ligjin dhe sigurinë shëndetësore të të ndaluarve dhe stafit, avokatët argumentojnë se mbyllja e qendrave do të shmangte shumë procedura nga stafi gjyqësor, aq më tepër përballë bllokimit të vendosur nga autoritetet belge për të ndaluar përparimin e koronavirusit.
Në lidhje me këtë shqetësim ka pasur një reagim nga zëdhënësi i Zyrës së të huajve në Ministrisë e Brendshme të Belgjikës, Dominique Ernould i cili ka deklaruar se” qendrat janë zbrazur në mënyrë drastike ditët e fundit. Tani ato janë të zëna me 50% të kapacitetit të tyre të përgjithshëm “, dhe sipas tij çdo masë është marrë për të siguruar distancat shoqërore. Zyra e Emigracionit gjithashtu vëren se nuk janë zbuluar asnjë rast koronavirus deri më tani në qendrat në fjalë, gjë që sipas zëdhënësit nuk ka arsye për mbylljen përfundimtare të tyre.
Eunews.al

