×
Sunday, September 8, 2024

Koronavirusi/ Italianët në izolim edhe në 1 Maj

April 3, 2020


Parashikimin për një zgjatje të mundshme të periudhës së karantinimit në Itali e ka artikuluar vetë Shefi i Mbrojtjes Civile ,Angelo Borrelli këtë mëngjes në emisionin e Radio 1. Pyetjes së gazetarit Giorgio Zanchini nëse pas Pashkës por edhe me 1 Maj ne do të qëndrojmë në shtëpi, Borrelli u përgjigj se “Unë me të vërtetë besoj kështu, nuk mendoj se do ta kalojmë këtë situatë deri në atë datë. Do të na duhet të qëndrojmë në shtëpi për shumë javë” duke shtuar se është nevoja për të patur “sjellje rigoroze“.

Koronavirusi, tha ai, “do të ndryshojë qasjen tonë ndaj kontakteve njerëzore dhe ndërnjerëzore, ne do të duhet të ruajmë distancën” për disa kohë. Në lidhje me ‘fazën 2’, Borrelli u pyet nëse mund të fillojë nga 16 maj dhe ai u shpreh: “Sot ne jemi në një situatë të palëvizshme, duhet ta shohim. Padyshim, 16 maji është një periudhë e gjatë. Nga këtu deri në 16 maj mund të kemi rezultate pozitive që do të na lejonin të hapnim fazën 2 “por ” vendimi duhet të merret nga ekspertët të cilët kanë qenë duke bashkërenduar pjesën tekniko-shkencore që nga fillimi i urgjencës “.

Ai foli edhe për një skenar tjetër pasi sipas tij ekziston ” mundësia e kthimit” të infeksionit, “ne duhet të përdorim masa të forta dhe paraprake. Për këtë arsye nuk dua të them më tepër në lidhje me hapjeve dhe mënyrës

Në lidhje me sigurinë e mjekëve të angazhuar në luftën kundër Covid-19, Shefi i Mbrojtjes Civile tha se shpreson “që së shpejti do të jemi të vetë-mjaftueshëm në prodhimin e maskave, ndërkohë do të ecim përpara me importet“. Megjithatë ka një thirrje për autoritetet në lidhje me pajisjet mjekësore në dispozicion. Sipas tij siguria e bluzave të bardha është çështje e rëndësishme, “madje edhe pajisjet mjekësore janë në pamundësi të funksionimit. Mjetet nuk janë ato që duhet të jenë në kushte të zakonshme. Duhet të bëhet një reflektim nga politika, qeveria dhe parlamenti”.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments