×
E hënë, 26 Tetor, 2020

Koronavirusi, Gjermania vendos masa të izolimit në nivel lokal

23 Qershor, 2020

Autoritetet gjermane po vendosin masa lokale të izolimit pas një shpërthimi të infektimeve me koronavirusin e ri në një fabrikë të mishit.

Më shumë se 1.300 punonjës të fabrikës në Tonies kanë dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Kryeministri i shtetit të Rhein-Westfalisë, Armin Laschet, tha se kufizimet do të kthehen në rrethin Gutersloh, që ka rreth 360,000 banorë.

Kjo, shënon edhe rikthimin e parë të masave të izolimit, që kur Gjermania filloi të heqë bllokimin e saj në muajin maj.

Laschet tha se bllokimi do të zgjasë deri më 30 qershor, dhe e përshkroi vendimin si një “masë parandaluese”.

Gjermania është vlerësuar gjerësisht për reagimin e saj ndaj pandemisë, por ka shqetësime që numri i të infekturave po rritet përsëri.

Por, autoritetet kanë theksuar se shpërthimet mbeten të lokalizuara.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për