×
Wednesday, August 10, 2022

Japonia përgatitet për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme

May 14, 2020

Qeveria japoneze konfirmoi sot se synonte heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme në pjesën më të madhe të rajoneve të vendit, por ende jo në ato me popullsi më të dendur si Tokio, duke pasur parasysh rënien e numrit të rasteve të reja me COVID-19.

“Autoritetet dëshirojnë të heqin këtë masë më herët nga sa ishte planifikuar për 39 nga 47 prefekturat e vendit”, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Yasutoshi Nishimura.

“Na është konfirmuar se numri i rasteve të reja është ulur nën nivelet e mesit të muajit mars, kur infektimet filluan të përhapen”, theksoi ai.

Vetëm 55 raste të reja me COVID-19 u raportuan dje në të gjithë vendin, përfshirë 10 në Tokio.

Në total, Japonia ka regjistruar rreth 16 000 raste me COVID-19 që prej fillimit të krizës shëndetësore, për 687 vdekje, nivele shumë më të ulëta nga ato të regjistruara në Europë dhe SHBA.

Por, për të përballuar një rritje të dukshme të rasteve duke nisur nga fundi i marsit qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në fillim të prillit, fillimisht në Tokio dhe gjashtë rajone të tjera, pastaj në të gjithë vendin.

Fillimisht e planifikuar të zgjasë një muaj, kjo masë u zgjat deri më 31 maj në të gjithë vendin.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments