Histori Suksesi, Balla pret në Kuvend sipërmarrësin shqiptar nga Miçigani Leonard Caushi
February 11, 2026
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla ka mirëpritur në Kuvendin e Shqipërisë Leonard Caushin, një anëtar aktiv të diasporës shqiptare në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Bashkë me nënkryetarin e Grupit Erion Malaj mirëprita në Kuvendin e Shqipërisë Leonard Caushin anëtar shumë aktiv i diasporës shqiptare në Miçigan, SHBA. Shumë krenar për suksesin dhe arritjet e tij si sipërmarrës në fushën e logjistikës”
Këto takime tregojnë se vlerësimi i maxhorancës ndaj diasporës vazhdon dhe përtej fushatave zgjedhore si një falënderim për rolin që sipërmarrësit shqiptarë në SHBA kanë në promovimin e imazhit dhe potencialit ekonomik të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.







