×
Wednesday, July 9, 2025

Greqia, Italia, Malta dhe Spanja kërkojnë solidaritet nga plani i ri për migracionin

November 25, 2020


Pakti i ri për Migracionin, i propozuar nga Komisioni Europian, nuk bën sa duhet për të rishpërndarë sistematikisht të ardhurit në shtetet jugore të BE-së, sipas Greqisë, Italisë, Maltës dhe Spanjës.

Të katër vendet mesdhetare, në brigjet e të cilave zbarkon pjesa më e madhe e mbërritjeve të migrantëve përmes detit, paraqitën sot kërkesat e tyre në një letër diskutimi.

“Plani i Komisionit është i hollësishëm dhe i rreptë për përgjegjësitë në lidhje me vendet të cilat përballen me ardhjet e migrantëve dhe i ndërlikuar dhe i paqartë në lidhje me mekanizmin e solidaritetit për to”, shkruhet në letër.

“Shtetet Anëtare të vijës së parë nuk mund të përballen me presionin migrues për të gjithë Bashkimin Europian”, vazhdohet më tej aty.

Të katër vendet theksuan se zhvendosja e detyrueshme e migrantëve nga deti duhet të mbetet dhe të ndiqet si mjet kryesor solidariteti në të gjithë BE-në.

Pakti i ri është përpjekja e tretë e KE për të gjetur një konsensus për reformën shumë të nevojshme.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments