Gjermani, masa për ndalimin e rritjes së pajustifikuar të çmimit të energjisë



Qeveria gjermane po shqyrton masat që synojnë ndalimin e rritjes së pajustifikuar të çmimit të energjisë.
“Rritjet e çmimeve do të ndalohen deri në fund të vitit 2023, vetëm në rast se furnizuesi mund të provojë se rritja është e justifikuar objektivisht”, sipas rregullave të frenimit të rritjes së çmimeve.
Një justifikim, për shembull, mund të rezultojë nga zhvillimet e çmimeve dhe kostove të bazuara në treg. Shfrytëzimi abuziv i rregulloreve duhet të parandalohet për të lehtësuar klientët fundorë.
Kontrolli i abuzimeve shërben për të parandaluar rritjet e pajustifikuara të çmimeve, veçanërisht ato që nuk mund të justifikohen me rritjen e kostove të prokurimit.
“Kjo nuk do të thotë se çdo rritje çmimi është automatikisht e paligjshme, por ato që janë abuzive dhe të pajustifikuara”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Ekonomisë.
