×
Sunday, September 24, 2023

Foto/ Meksikë bie breshër në formë koronavirusi

May 20, 2020


Në Meksikë ka rënë breshër në formë koronavirusi, duke nxitur kështu thashetheme se fenomeni i radhë është një shenjë nga Zoti.

Qytetarët e tmerruar në komunën e Montemorelos, në shtetin meksikan të Veriut, Nuevo Leon, ndanë foto të breshërit të pazakontë në rrjetet sociale.1 nga 3 

Njerëzit në rrjetet sociale filluan debate duke thënë se ky ishte një ogurzi, ku madje shumë prej tyre sugjeronin që njerëzit të mos dilnin jashtë por të qëndronin shtëpi.

Ndërkohë ekspertët kanë shpjeguar se kjo është një gjë e zakonshme edhe pse njerëzit e interpretojnë ndryshe.

Grimcat e koronavirusit janë sferike me thumba të mëdha, dhe duken pothuajse identike me breshrin që ra mbi qytetin meksikan./Daily Mail

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments