FMN : Ekonomia globale duhet të shmangë recesionin në vitin 2023

13 Jan 2023 17:20
Shpërndaje:

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) nuk pret që ekonomia globale të rrëshqasë në një recesion vitin e ardhshëm, pavarësisht nga pasojat e vazhdueshme nga inflacioni i lartë dhe pushtimi rus i Ukrainës.

”Rritja do të ngadalësohet në krahasim me vitin 2022”, deklaroi shefja ekzekutive e FMN-së, Kristalina Georgieva.

Parashikimi më i fundit i FMN-së, i publikuar në tetor, parashikonte një rritje ekonomike globale prej 2,7% për vitin 2023.

Reklamë Ola

Georgieva tha se ”parashikimi i përditësuar ekonomik i FMN-së, që pritet në fund të janarit, nuk do ta ndryshonte ndjeshëm perspektivën”.

Grupi vlerëson se ekonomia botërore u rrit me 3,2% vitin e kaluar.

Reklamë InterMedika

Parashikimet nga FMN me bazë në Uashington nuk përjashtojnë mundësinë që ekonomia amerikane të hyjë në recesion vitin e ardhshëm.

Por, Georgieva tha se një recesion në SHBA, ekonomia më e madhe në botë, ka të ngjarë të jetë i butë nëse ndodh.

Georgieva theksoi se ”vendimi i Kinës për të braktisur strategjinë e saj agresive zero Covid-19 mund të çojë në rritje të fortë ekonomike dhe ta bëjë Kinën përsëri një forcë lëvizëse të ekonomisë globale”.