Ekonomia e eurozonës 0,6% rënie në 3 mujorin1 2021
Prodhimi i Brendshëm Bruto në zonën euro u kontraktua 0,6% gjatë tremujorit të parë të vitit në raport me tremujorin e mëparshë, theksoi sot Zyra e Statistikave të BE-së.
“Prodhimi ekonomik i zonës euro ëshë ulur me 1,8% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2020”, deklaroi Eurostat.
Për gjithë Bashkimin Europian me 27 anëtarë, kontraktimi ka qenë më pak i theksuar, me 0,4% në tremujor dhe 1,7% në harkun kohor të një viti.
Dobësimi vazhdon tendencën në rënie parë në muajt e fundit të vitit 2020. Kjo ka ardhur pas një rritjeje të fortë të rënies ekonomike si pasojë e pandemisë së koronavirusit regjistruar një tremujorin e tretë të këtij viti.
“Portugalia regjistroi rënien më të fortë me 3,3% krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ndjekur nga Letonia me një rënie prej 2,6% dhe Gjermania me 1,7%”, sipas Eurostat.
Eunews.al