Deputeti Llajo: Parandalimi i abuzimit me lëndët kimike kërkon kontrolle dhe protokolle të forta

03 Feb 2026 16:49
Shpërndaje:

Deputeti i Partisë Socialiste, Vasil Llajo, diskutoi sot në Kuvend një projektligj që synon forcimin e masave për parandalimin e përdorimit të paligjshëm të lëndëve kimike që mund të shndërrohen në substanca narkotike, me qëllim rritjen e sigurisë publike dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Gjatë fjalës së tij, Llajo theksoi se, ndonëse përditësimi i listave të substancave është një hap i rëndësishëm, ai nuk është i mjaftueshëm për të përballuar kompleksitetin e fushës së narkotikëve dhe substancave psikotrope.

Sipas tij, kjo nismë ligjore duhet të shoqërohet me forcimin e procedurave për përdorimin, ruajtjen dhe qarkullimin e këtyre substancave, si dhe me garantimin e protokolleve të qarta, transparente dhe të verifikueshme për përdorimin e tyre në praktikën mjekësore.

Reklamë Ola

Deputeti nënvizoi gjithashtu domosdoshmërinë që çdo përdorim mjekësor të jetë i dokumentuar, i kontrolluar dhe në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare, për të shmangur çdo mundësi abuzimi.

“Në këtë mënyrë mund të mbrojmë realisht sigurinë publike dhe të ndërtojmë një sistem shëndetësor të përgjegjshëm, të besueshëm dhe në shërbim të qytetarëve,” u shpreh Llajo.

Reklamë InterMedika