×
Thursday, June 25, 2026

COVID-19/ Zvicra zgjeron listën e rajoneve të konsideruara me rrezik të lartë

September 25, 2020


Zvicra zgjeroi sot listën e saj të destinacioneve me rrezik të lartë në rreth 15, duke përfshirë edhe dhjetë vende europianë, në veçanti Belgjikën, Britaninë e Madhe dhe Portugalinë, përballë ringjalljes së pandemisë.

“Nga e hëna, personat që kthehen nga këto rajone do të duhet të karantinohen për dhjetë ditë pas mbërritjes së tyre në Zvicër”, njoftuan autoritetet.

Në listë u shtuan Belgjika, Danimarka, Britania e Madhe, Hungaria, Irlanda, Islanda, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Sllovenia, Ekuadori, Xhamajka, Maroku, Nepali dhe Omani.

Kosova dhe San Marino u hoqën nga lista.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
oldest
newest most voted