COVID-19, tregjet europiane sërish me humbje



Bursat europiane e mbyllën seancën e fundit të muajit në rënie, duke humbur vrullin e një gushti pozitiv dhe duke mbetur në vëzhgim të situatës shëndetësore.
Të gjitha tregjet e aksioneve përfunduan me të kuqe: Madrid me -2,29%, Parisi -1,11%, Milano -1,04% dhe Frankfurt -0,67%.
“Tregu vazhdon të jetë në përputhje me atë që kemi provuar gjatë verës”, tha Thierry Claudé, menaxher në “Kiplink Finance”.
“Ai është ende duke vëzhguar nga afër evolucionin e pandemisë së COVID-19 në Europë dhe rreziqet që paraqet ajo për ekonominë”, sqaroi ai.
Në Wall Street, “Dow Jones Industrial Average”, indeksi kryesor, humbi me -0,77% dhe indeksi i zgjeruar “S&P 500” me -0,04%, kurse indeksi i teknologjisë, “Nasdaq” vazhdoi drejt rekordeve të reja, duke përparuar me +0,69%.
Eunews.al

