×
Sunday, January 24, 2021

COVID-19, shënohen mbi 400 mijë viktima në gjithë Europën

November 29, 2020

Mbi 400 mijë persona kanë vdekur për shkak të koronavirusit në të gjithë kontinentin e Europës.

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se 8 muaj pas pandemisë, në Europë kanë ndërruar jetë nga Covid-19, saktësisht 400 949 individë.

Pesë shtetet që kanë raportuar më së shumti vdekje janë: Mbretëria e Bashkuar (57 551), Italia (53 677), Franca (51 914), Spanja (44 668) dhe Rusia (39 068).

SHBA tashmë ka prekur shifrën e mbi 4 milionë personave të infektuar me Covid-19. Koronavirusi vazhdon të përhapet në Shtetet e Bashkuara, kurse të vdekurit në një ditë po shkojnë në 1 500 njerëz. Prej fillimit të pandemisë, autoritetet amerikane kanë regjistruar më shumë se 266 000 viktima me sëmundjen COVID-19.

Ekspertët shëndetësore kanë thënë se në SHBA, në rast se vazhdon ky ritëm dramatik i të infektuarve nga koronavirusi, mund të vdesin në 24 orë edhe mbi 3000 apo 4000 persona.

Teksa vala e dytë dhe tretë godasin hapësira të mëdha në botë, shpresat tani janë përqendruar në vaksinat e reja, të zhvilluara në Perëndim, të cilat mund të nisin të prodhuari në dhjetor dhe të jenë të gatshme për publikun e gjerë në mesin e vitit 2021.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për