×
Sunday, December 1, 2024

COVID-19/ Ministri i Jashtëm rus, Lavrov anulon vizitën në Ballkan

October 27, 2020


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka anuluar vizitën e tij në Ballkan, pasi ka qenë në kontakt me një person të infektuar me koronavirus.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë më 27 tetoe se diplomati 70-vjeçar “ndjehet mirë”, mirëpo është vetizoluar si masë parandaluese, shkruan Rel.

“Vizitat dhe takimet e planifikuara më herët janë shtyrë”, ka thënë kjo ministri. Lavrov është kthyer nga Greqia më 26 tetor.

Ai kishte planifikuar të vizitonte Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë më 28 dhe 29 tetor, respektivisht.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments