×
Sunday, October 2, 2022

COVID-19/ Italia merr nga BE 100 mijë doza më pak të vaksinës Pfizer

January 6, 2021

Italia ka marrë 100 mijë doza më pak nga ç’pritej të vaksinës së prodhuar nga Pfizer/BioNTech për të luftuar koronavirusin. Lajmin e ka bërë të ditur zyra e ngarkuar për shpërndarjen e vaksinove për CNN, të mërkurën.

Sipas marrëveshjes mes Bashkimit Evropian dhe kompanive të vaksinove, Italia duhej të kishte marrë 470,000 doza të vaksinës së Pfizer çdo javë.

Këtë javë, vendi ka marrë vetëm 370,000 të tilla. Sipas ministrisë së Shëndetësisë në vend, Italia ka administruar deri më tani, të paktën 250,000 vaksina, të cilat janë 54.1% e dozave që mori këtë javë.

Vendet e Bashkimit Evropian kanë vijuar me programet e tyre të vaksinimit, por shumë prej tyre janë kritikuar për fillim të vonuar.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments